Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama nuk e përfshiu në foton me Ali Ahmetin? Veliaj: Opozitë qesharake! Do t’u bëhen gjunjët kallo

15:27 / May 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama erion veliaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ceremonia zyrtare e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës për Ali Ahmetin, u pasua me fotografitë e rastit dhe një ndër to ishte ajo e kryeministrit Rama në Këshillin Bashkiak me politikanin e njohur.

Politikanë të opozitës dhe rrjetet sociale publikuan një fotografi ku shfaqej kreu i Qeverisë me Ali Ahmetin, por aty nuk ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Komentet për këtë foto ishin të shumta, ku disa përfaqësues të opozitës aludonin për një ftohje të Ramës me Veliajn dhe për këtë arsye sipas tyre, ai nuk e kishte përfshirë në foto.

Lidhur me këto komente, ka reaguar sot për Top News, kryebashkiaku Veliaj. “Ajo është thellësisht qesharake sepse transmetimi i ceremonisë së nderimit të Ali Ahmetit ishte live. Para se të largohej, familja e z. Ahmeti donte një foto me kryeministrin. Duket live kur në atë moment po bëja edhe koreografin e fotografisë. E bija e z. Ahmeti më thotë na u bashko për një foto të fundit. Nga 10 fotografë që ishin aty janë shkrepur disa qindra foto. As unë, Edi Rama jo e jo, nuk kemi komplekse të tilla. Nuk bëjmë as kështu lojërash. Ju kam thënë gjithmonë: Unë i kam shërbyer PS, kam punuar me Edi Ramën edhe kur s’kam pasur asnjë spaletë, asnjë titull, nga 2009-2013, edhe pse humba për një grusht votash në Berat, sepse njerëzit që e kanë vokacion, i shërbejnë atij misioni pa qenë të interesuar nëse kanë ofiqe dhe karrige. Opozitës i kam thënë: do t’i bëhen gjunjët me kallo dhe do luten deri në pafundësi të jetës që unë dhe Edi Rama të kemi konflikt dhe prej këtij konflikti të rikthehet Saliu me Ilirin. Kjo s’ka për të ndodhur kurrë”, tha ai në Breaking.

Edi Rama Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.