Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Drejtori i Policisë Shkodër: Dhuna, shkak i vetëvrasjes! Alma Arrazi nuk ka denoncuar

22:49 / May 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edmond sulaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një lidhjeje direkte për “Opinion” mbrëmjen e sotme, drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj deklaroi se të gjitha dyshimet e deritanishme janë për vetëvrasje të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj të mitur. Aktualisht, ai theksoi se ka prova për dhunë në familje.

Edmond Sulaj: Referuar kallëzimit të bërë nga babai i fëmijëve në datë 3 Maj, kanë nisur kërkimet për gjetjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur të cilët janë konsideruar si të larguar nga banesa. Pas kallëzimit, menjëherë është kontaktuar me familjarët e bashkëshortes të cilët na kanë bërë me dije se nuk kanë kontaktuar me të. Një ditë më mbrapa në datë 4, një peshkatar i zonës ka njoftuar se ka gjetur trupin e një fëmijë në lumin Buna. Ka shkuar grupi hetimor, ka bërë identifikimin nëpërmjet fotografisë. Kufoma nuk ka rezultuaar me shenja dhune.

-Ky është i vetmi detaj që ju bën të mendoni se nuk ka qenë një vrasje?

Edmond Sulaj: Dua të shtoj faktin se në datë 2, Alma Arrazi ka qenë nën shoqërinë e kunatës së vet në një lokal në hyrje të Shkodrës. Ka qenë bisedë e qetë, referuar kamerave ka ecur drejt daljes së qytetit.

-Po në urën e Bunës ka kamera?

Edmond Sulaj: Ka kamera, por për shkak të errësirës nuk është konstatuar vetëhedhja nga ura. Referuar dëshmisë së kunatës, të cilës i ka thënë se do të largohet dhe se e pret vëllai me taksi, është trajtuar si e larguar. Me gjetjen e fëmijës së parë, vajzës 9 vjeç, të gjitha dyshimet bazuar në fakte të çojnë se dhuna ka qenë shkak i vetëvrasjes.

Sulaj tha se nuk ka asnjë denoncim të kryer nga 39 vjeçarja, të afërm apo fqinjë të saj.

Edmond Sulaj: Nuk ka qenë dhunë e evidentuar, s’kemi pasur asnjë rast të denoncuar. As nga familjarët, apo komshinjtë.

-A ka pasur tentativa për t’u divorcuar?

Edmond Sulaj: Nuk duhet të hyj në detaje, sepse janë pjesë e hetimit. Hetimet vazhdojnë intensivisht, kemi dyshime të arsyeshme për vetëvrasje. Aktualisht që po flasim kërkimet vazhdojnë, gjej rastin të falenderoj banorët e zonës të cilët janë ofruar për ndihmë, pasi janë njohës të mirë të terrenit.

denoncime Policia Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.