Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi, thotë se PS braktis mbledhjen me qëllim që të pengohet puna e Komisionit Hetimor në Shëndetësi. Vokshi theksoi se maxhoranca ka bërë mbledhje ilegale, duke shtuar se kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka kthyer përgjigje prej 2 javësh për kërkesat e opozitës.
”Mazhoranca bën mbledhje ilegale, kërkojmë përgjigje nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kërkuam pavlefshmërinë e mbledhjes të Plarent Ndrecës. Kërkuam anulimin e vendimeve të marra nga mazhoranca.
Mazhoranca është e papërgjegjshme ndaj mbledhjeve të Komisioneve Hetimore parlamentare. Deputetët Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë në konflikt interesi për këtë komision. Po bojkotohen mbledhjet që të pengohet puna e Komisionit Hetimor”.
