Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Avdia, Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish-policin Arjan Tase

16:26 / May 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1701435680 jonadaavdia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Vlorës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Tase dhe dënim me 15 vite burg për ”vrasje me dashje”. ”Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin Arjan Tase i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Tase dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’.

Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri Arjan Tase, ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij Jonada Avdia, mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura Jonada Avdia ndërroi jetë në moment.

Në lidhje me të pandehurin Arjan Tase, nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte. Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri Arjan Tase, ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia””.

Arjan Tase
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.