Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Etilda Gjonaj pro projektit të Veliajt dhe KFW gjermane: Halli i Erionit janë qytetarët dhe transformimi i Tiranës

15:48 / May 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 05 09 at 15.45.44
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PS-së për Tiranën, Etilda Gjonaj ka dalë në mbështetje të projektit të Bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër në kryeqytet. Nga foltorja e Parlamentit, Etilda Gjonaj përgëzoi kryebashkiakun Veliaj, ndërsa tha se halli i vetëm i opozitës është ai personal.

“Si deputete e Tiranës, unë shpresoj që të paktën kur të udhëtoni me transportin e ri mbi bazën e kësaj marrëveshje, do të thoni sa gabim kemi bërë që nuk e kemi miratuar atë marrëveshje. Dua të falënderoj qeverinë shqiptar por njëkohësisht dhe të përgëzoj kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj që ndërsa një grusht njerëzish godasin bashkinë me molotov për të zgjidhur hallin e tyre personale, halli i vetëm i tij janë banorët e kryeqytetit dhe për ta shndërruar Tiranën si një kryeqytet pa asnjë dallim me kryeqytetet e tjera të Europës”, tha Gjonaj.

Deputetja socialiste nënvizoi se përmes kësaj reforme, do të ketë një transformim të transportit, në një kryeqytet që rritet përditë dhe ka fluks turistësh. “Tirana është një qytet që rritet përditë, dhe jo pak por me 20 -25 mijë banorë të rinj në vit. Po aq sa rritet dhe numri I turistëve. Po të bëjmë krahasimet me 2015, nëse në 2015 kanë qenë 100 mijë turistë në vit, sot kalon tek 10 milionë në vit. Në këtë rritje të përditshme patjetër që kërkohen dhe investime të vazhdueshme dhe një gamë e madhe shërbimesh që I ofrohen qytetarëve.

Këtu u tha këtu që dolën deputetët e Tiranës në mbrojtje të Veliajt. Unë e kam për nder të jem në ekipin politik të Tiranës dhe jam e privilegjuar që jam deputete e Tiranës, por ne këtu flasim për të mbrojtur një projekt që do sjellë ndryshim cilësor në atë ccfarë qytetarët e Tiranës do përfitojnë sa i takon transportit publik. Për mua është ndër projektet më të rëndësishëm pasi lehtëson problemin e trafikut dhe të transportit publik”, u shpreh Gjonaj.

Erion Veliaj Etilda Gjonaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

13:57 / June 5, 2026

“Jam kushëriri i…”, si ra në kurth kambisti nga Durrësi. I morën 60 mijë euro

10:45 / June 5, 2026

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

09:51 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.