Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Spajiç “nervozon” partitë serbe: Mali i Zi do të votojë pro rezolutës për Srebrenicën në OKB

22:36 / May 9, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spajic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, tha të enjten kryeministri malazez Milojko Spajiç, duke nxitur reagimin e partive pro serbe e pro ruse, që janë pjesë e koalicionit të tij qeveritar.

“Ne do të votojmë për këtë dhe për të gjitha rezolutat që dënojnë gjenocidin. Jemi njëqind për qind dakord me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Spajiç gjatë një debati në parlamentin malazez.

Ai tha se Mali i Zi do të paraqesë dy amendamente në rezolutë, në të cilat thuhet se faji për gjenocidin është individual dhe nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi apo komuniteti etnik e fetar.

Sipas tij, amendamenti i dytë i referohet paprekshmërisë së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës së viteve 1992 – 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kryeministri Spajiç tha se “amendamentet janë të shkëlqyera sepse tregojnë qëllimet e vërteta të të gjithëve”, ndërsa theksoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të Malit të Zi për amendamentet e qeverisë së tij.

Gjatë disa ditëve të fundit pati reagime të shumta nga organizatat joqeveritare, analistë dhe parti politike opozitare, pasi qeveria paralajmëroi se do t’i dorëzojë amendamentet me ndërmjetësimin e Shtetet të Bashkuara të Amerikës, gjë që u mohua nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Duke komentuar pretendimet për ndërmjetësim në dorëzimin e amendamentit, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Mali i Zi nuk ka nevojë për një ndërmjetës që zëri i tij të dëgjohet në OKB.

“Ne kemi parë projektin e amendamenteve që ata propozuan, por ata po punojnë drejtpërdrejt me propozuesit e Rezolutës dhe kjo është rruga e duhur”, tha zoti Escobar.

Në tekstin e Rezolutës të propozuar fillimisht nga Gjermania dhe Ruanda, mes tjerash dënohet çdo përpjekje për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për të ngritur figurat e atyre, që janë dënuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe vazhdimin e përpjekjeve për të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Partia Demokracia e Re Serbe e kryetarit të parlamentit malazez, Andrija Mandiç, një prej anëtarëve të ish-Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, tha se është kundër rezolutës dhe i bëri thirrje kryeministrit Spajiç që të mos e mbështesë atë.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë. Masakra e cila ndodhi një javë pasi Srebrenica, që ishte shpallur nga Kombet e Bashkuara si zonë e sigurt u sulmua nga forcat serbe të Bosnjës, është vlerësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe ai ushtarak Ratko Mladiç, janë dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata e OKB-së për krime lufte në ish Jugosllavi, për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë.

Përveç tyre më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet heqje lirie për gjenocid dhe krime në atë qytet.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konfirmoi në vitin 2007 se në Srebrenicë është kryer gjenocid, duke theksuar gjithashtu se Serbia dështoi ta parandalojë atë.

Serbia dhe Republika Serbe po bëjnë fushatë kundër rezolutës duke mohuar që në Srebrenicë të ketë ndodhur gjenocid.

mali i zi Milojko Spajiç srebrenica
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.