Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Regjistrimi banesave para viteve ’90, Pjetri: VKM-ja e 2020-ës i jep zgjidhje kësaj problematike

10:32 / May 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
19f458c578b744c1b4b05488f17e2548
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Procesi i regjistrimit të banesave të ndërtuara para viteve ’90-të, është i thjeshtë”, kështu ka deklaruar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” eksperti për trajtimin e pronave, Valdrin Pjetri.

Ky i fundit shpjegoi dhe mënyrën e aplikimit për të gjithë qytetarët për t’u pajisur me një certifikatë pronësie dhe për regjistrimin e objekteve të tyre.

Ai theksoi se vendimi i Këshillit të Ministrave 827 i 2020-ës, i jep zgjidhje të gjitha problematikave me regjistrimin e banesave të para viteve ’90.

“Kjo është një problematikë dhe shqetësim për të gjithë qytetarët që posedojnë një banesë para viteve ’90, por s’kanë dokument pronësie.

Vendimi i Këshillit të Ministrave të 2020-ës, i jep zgjidhje qytetarëve, pronarëve që kanë një shtëpi të tullë në posedim të ndërtuar para viteve ’90 por deri më sot nuk e kanë të certifikuar.

Vendimi i 827 i 2020-ës i jep përgjigje këtyre pyetjeve. Aty fillohet me një aplikim në E-Albania duke dërguar dokumente që VKM i saktëson, dhe me të nisur procedurat vendimi qartëson koha që procedura kërkon nga momenti i aplikimit deri në momentin e certifikimit të pronës, pajisjen me dokument pronësie.

Flasim për ndërtimet e bëra para ’90 ku qytetarët nuk janë pajisur me dokumente pronësie, por pas kalimit të viteve, qytetari kishte pronën por nuk kishte dokumentin. Këto specifika janë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Së fundmi është kthyer në trend biznesi i bujtinave. Janë ndërtime të vjetra mbase edhe 100-vjeçare ku kultura dhe mundësia për të pasur dokument pronësie nuk ka qenë”, u shpreh Pjetri.

Eksperti për trajtimin e pronave deklaroi më tej se kthimi i banesave në bujtina gjatë viteve të fundit është kthyer në një trend. Në lidhje me këtë konstatim të tij, Pjetri shprehet se pronarët e këtyre objekteve nuk mund të kryejnë asnjë restaurim apo rrethim, nëse nuk pajisen më parë me një certifikatë pronësie.

“Një shtëpi e vjetër që dikush e posedon dhe sot lind nevoja që do ta kthejë në bujtinë, pronarët e këtij objekti duhet ta restaurojnë, apo duhet të marrin një leje rrethimi dhe pa certifikatë pronësie nuk pajiset me leje restaurimi apo rrethimi.

Thjesht duhet të vërtetohet posedimi i objektit ndër vite. Kërkesa për t’u pajisur me titull pronësie.

Ky është moment që pas vitit 2020 kishte interes për përdorimin e kësaj VKM-je.

Me këtë procedurë që zgjat rreth 3 muaj, 10 ditët e para është momenti i kërkesës, më pas afishimi publik, gjatë këtij afishimi nëse s’ka pretendime të ndritura nga palë të treta, ASHK-ja vijon me lëshimin e titullit të pronësisë e më pas regjistrimin. Nuk është proces kompleks”, sqaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.