Vitamina C
Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.Radikalet e lira ushqehen me qelizat e mira dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.
Ushqimet ku mund ta gjeni:
Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.
Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 90 miligramë në ditë
• Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji, të cilat duhet të konsultohen me mjekun)
• Femrat shtatzënë: mesatarisht 85 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë fëmijët me gji: 120 miligramë në ditë
• Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.
Vitamina D
Ndihmon organizmin të përthithë kalçiumin më shpejt. Kjo vitaminë e fuqishme rregullon funksionimin e sistemit imunitar dhe rrit vigjilencën e tij. Sasitë e përshtatshme të vitaminës D parandalojnë rritjen dhe shpërndarjen e baktereve që ju sëmurin. Një njeri ka nevojë për 15 mikrogramë vitaminë D në ditë.
Ushqimet ku mund ta gjeni:
Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.
Vitamina E
Luan rolin e antioksidantëve në organizëm dhe shërben si antibiotik kundër radikaleve të lira. Nëse keni nivele të ulëta të vitaminës E në gjak, atëherë sistemi imunitar do të jetë i dobësuar dhe ju, një shënjestër e lehtë për sëmundjet. Doza e rekomanduar ditore e vitaminës E është 15 miligramë.
Ushqimet ku mund ta gjeni:
Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut. Përpiquni të merrni sa më shumë vitamina nëpërmjet ushqimeve dhe suplementëve që të kapërceni me sukses këtë stinë të ashpër gripi dhe virozash.