Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alimehmeti zbardh detaje mbi vaksinën e AstraZeneca: Na intereson të kemi konkurrencë

12:50 / May 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alimehmeti 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania AstraZeneca ka tërhequr nga tregu vaksinën e saj kundër COVID, veprim që erdhi pas konfirmimit se shkaktonte një efekti anësor të rrallë, por serioz, të njohur si trombozë me trombocitopeni.

I ftuar në një studio televizive, mjeku Ilir Alimehmeti sqaron se bëhet fjalë për 1 rast në 50 mijë dhe se vetëm një person në 200 mijë mund të ketë humbur jetën nga kjo patologji.

Mjeku qetëson të gjithë qytetarët në vendin tonë që mund të kenë bërë këtë vaksinë se nuk rrezikojnë më nga ky efekt anësor, pasi nuk ndodh më larg se 2 deri në 4 javë nga koha e marrjes së vaksinës.

“Në Europë ka patur një rast në 50 mijë dhe një në 200 mijë mund të ketë humbur jetën nga kjo patologji. Nga ana tjetër ne kemi ato pilulat kontraceptive që përdoren për zëvendësim hormonal në post-menopauz dhe këtë problematikë e shkakton 1 në 300 gra. Pra e kuptoni që peshimi i shifrave është në favor të 1 me 50 mijë në raport me 1 me 300. Ndryshimi është te informimi, ti e informon pacientin dhe ai zgjedh nëse do ta bëjë apo jo. Problemi me vaksinën lind te detyrimi pra ti ishe i detyruar ta bëje.

Tërheqja nga tregu nuk vjen vetëm si rrjedhoje e kësaj, do thosha që s’është fare kjo arsyeja. Arsyeja e vërtetë është ekonomike. Ato janë edhe kompani ekonomike duan të gjenerojnë para. E vërtetë është që ka patur një sulm publik dhe ja ulën profilin që në fillim, ndoshta sepse ka edhe një luftë tregtare në këtë mes. Ne na intereson që të kemi konkurrencë në mënyrë që të kemi më të mirën e mundshme dhe me çmimin më të mirë, por e rëndësishme që të japim këshillat dhe rekomandimet sipas kategorive. Të qetësojmë edhe njerëzit, nëse efekti do kishte për të ndodhur do ndodhte shumë shpejt afër kohës së vaksinës, 2 deri në 4 javë”, tha mjeku. SOT

alimehmeti AstraZeneca tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.