Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

20% e të punësuarve në privat me paga minimale

14:38 / May 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fasonerise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht reformave të ndërmarra kundër informalitetit në vend, ai sërish vijon të jetë prezent në forma të ndryshme.  Një nga format e informalitetit në punësim është të punuarit pa një marrëveshje pune të shkruar.

Gjatë vitit 2023, Inspektorati Shtetëror i Punës,  ka evidentuar gjithsej 2,502 punëmarrës pa kontrata individuale pune në inspektimet e kryera ose rreth 1.2% e totalit të këtyre punëmarrësve të evidentuar gjithsej. Krahasuar me një vit më parë rezultojnë 15 % më pak punëmarrës pa kontrata pune.

Të dhënat për punëmarrës pa kontrata pune vetëm në subjekte private, sipas llojit të aktiviteteve ekonomike,  tregojnë se pjesa më e madhe janë në sektorin Tregti Hotel-Bar-Restorante me 1,323  punëmarrës, në ndërtim janë konstatuar 424 dhe industrinë prodhuese 434 individë.

Nga ana tjetër, punësimi me pagë minimale rezulton në masën 20 % të punëmarrësve të evidentuar në punë në aktivitetet private të inspektuara gjatë vitit 2023. Në total janë inspektuar 9,820 biznese private dhe rreth 201 mijë vende pune.

Në vitin 2023, nga inspektimet e kryera, u vendosën 2506 masa administrative, që përfaqësojnë rreth 25% të subjekteve të inspektuara. Kjo tregon se gjatë inspektimit janë zbuluar shkelje të ndryshme të ligjit të punës dhe janë marrë masat e duhura për t’u korrigjuar ato.

paga minimale tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.