Sot është 11 Maj, përvjetori i 33-të i daljes së numrit të parë të gazetës së pavarur, “Koha Jonë”. Gazeta më 11 maj 1991 doli si gazetë e lirë. Në 33 vjetorin e botimit, presidenti Bajram Begaj i dha titullin Mjeshtër i Madh, Nikoll Lesit. Në një ceremoni mirënjohjeje për themelimin e medias së parë të shkruar e të pavarur, Begaj vlerësoi punën e dhjetëra gazetarëve që frymëzuan fjalën e lirë në Shqipëri.
“Nikoll Lesi është pazgjidhshmërisht i lidhur me emrin Koha Jonë, me gazetën që themeloi, drejtoi dhe botoi. Të gjithë e dimë ndikimin e fortë që pati gazeta Koha jonë. Një shkollë gazetarie, një media e lirë për breza të tërë gazetarësh”, u shpreh Presidenti Begaj.
“Kurajozë të pandreqshëm, aventurierë të paepur, gjithmonë në kërkim të së vërtetës në beteja të vështira, që na çuan edhe në rrahje burgosje, shpërthim tritoli, djegie redaksie. Pra të gjithë punonjësit e koha jonë janë të gdhendur në këtë dekoratë, edhe pse shkruan Nikoll Lesi”, u shpreh Lesi.
