Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: “Greqia sot është e juaja, saç është edhe e grekëve”! Jo të gjitha dallimet janë sheshuar! Fantazmat e paragjykimeve shfaqen përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës

13:12 / May 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 2 sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha se Greqia është sot e gjithë shqiptarëve që jetojnë aty, saç është edhe e grekëve. Në fjalën e tij para emigrantëve, të mbledhur në Athinë, Rama tha se jo të gjitha dallimet janë sheshuar, pasi ‘ka fantazma e paragjykimeve që shfaqen përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës”.

Rama: “Ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që cfarë nuk pa dhe cfarë nuk hoqi, po asnjë padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu.

Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vendin vetes në shoqërinë greke.

Ju erdhët, luftuat dhe fituat. Dhe mos e harroni kurrë, me ligj dhe zakon, Greqia sot është e juaja, saç është edhe e grekëve.

Bashkë me grekët, ju shqiptarë jeni evropianët e Greqisë. Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja, dyqanet, bizneset, fëmijë të mirë shkolluar në sistemin arsimor të Greqisë. Greku e shqiptari nuk dallohet më.

Ndërkohë ju ktheheni gjithë e më shpesh edhe në shtëpitë tuaja në Shqipëri ku keni mbajtur me ndihmën tuaj financiare, prindër të moshuar, nipër e mbesa, keni nisur të investoni kursimet tuaja.

Jo të gjitha dallimet janë sheshuar. E di që fantazmat e paragjykimeve i shfaqen tek tuk ndonjëherë, përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës në rrugën tuaj të hapur me forcën madhështore të shembullit. Por di që koha juaj nuk kthehet më prapësht.

Vendimmarrësit e këtij vendi e kanë të plotë vetëdijen se Shqipëria ka nevojë për ju, sic ju keni nevojë për Greqinë. Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë  bërë të pazëvendësueshëm. Kush dyshon këtë dyshon tek dielli që lind, ndërsa kush e kundërshton i bie pasqyrës me kokë.“

Athine Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.