Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

 Shpallen në kërkim dy vëllezër. Prodhojnë marijuanën në formë çokollate, ngjashëm me kartelet meksikane

12:55 / May 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 05 12 123534 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës shpalli në kërkim dy vëllezërit, Nazmi dhe Basri Malaj pasi sekuestroi një sasi të madhe lënde narkotike, fshehur në një tunel të ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit.

Dy vëllezërit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike pasi edhe më herët, policia ka sekuestruar sasi të mëdha droge që çojnë kryesisht në të njëjtat të dhëna për sa i përket prodhuesve.

Të gjitha dyshimet nisin nga fakti se droga prodhohet nga e njëjta dorë, sepse edhe më herët, policia kapi marijuanë në formë çokollate, sërish në Shkodër, në të cilën ishte stampuar forma e një gjetheje.

Cilësia e lartë e marijuanës si edhe logoja bëjnë policinë të dyshojë se ajo prodhohet në të njëjtin vend, dhe më pas përdoren grupe nga Shkodra për ta dërguar në Malin e Zi.

Aksioni

Një ditë më parë policia e Shkodrës njoftoi se në kuadër të operacionit “territior i pastër” dhe “tempulli 2”, kishte sekuestruar 100 kilogram drogë e llojit marijuanë. 65.5 kilogram prej saj ishin në formë çokollate e gatshme për treg bashkë me logon sipër, kurse pjesa tjetër ishte në formë boçeje. Të dyja sasitë u kapën brenda një furgoni në afërsi të një tuneli të diktaturës.

Dy vëllezërit Malaj sipas policisë janë të dyshuar si personat që ishin në krye të kësaj veprimtarie kriminale ndërsa mendohet se është një rrjet kriminal shumë më i gjerë se kaq me persona të tjerë të përfshirë për të cilët policia po heton.

E njëjta dorë

Në 6 dhjetor të vitit të shkuar, në kuadër të operacionit “imazhi fals”, policia arrestoi 26-vjeçarin Ragip Sula dhe krahas armëve dhe pajisjeve të tjera të jashtëligjme i kapi edhe një sasi droge e llojit marijuanë, në formë çokollate sërish me të njëjtën stampë mbi ambalazh. Kjo ka bërë që policia të nisë hetimet për një grup më të madh kriminal që merret me prodhimin e kësaj droge dhe më pas përmes personazheve si vëllezërit Malaj apo të tjerë, e shpërndajnë atë brenda dhe jashtë vendit.

cokollate Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.