Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar protestat e fermerëve. Për të fermerët nuk kanë më besim tek Rilindja. Ai tha se PL do të marrë programin e partisë fituese në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se fermerët shqiptarë do të trajtohen me dinjitet.
“Fermerët nuk kanë më shpresë tek Rilindja. Fermerët dhe të gjithë ata që punojnë në bujqësi të kenë besim tek Partia e Lirisë, pasi PL është e duhura për ta.
Ne do të bëjmë programin edhe më mirë se ai në Maqedoninë e Veriut, sepse Shqipëria është një vend që ka pasuri detare të jashtëzakonshme, që nuk mund të jenë monopol i Rilindjes. Durrësi 1 dhe Durrësi 2 do jenë edhe më lart se Shkupi 1 dhe Shkupi 2″.