Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veprat e skulptorit të njohur francez, Richard Orlinski ekspozohen te Piramida, Veliaj: Në finale mbeten punët, jo fjalët

16:12 / May 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 05 13 at 16.07.57
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare vjen sot në kryeqytet me hapjen e Javës së Kulturës Franceze. Në mjediset e Piramidës në kryeqytet u çel ekspozita me veprat e skulptorit të mirënjohur francez, Richard Orlinski. Të pranishëm në hapjen e saj ishin edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja franceze, Catherine Suard.

Veliaj u shpreh se këto nisma janë një urë e rëndësishme në bashkëpunimin mes dy vendeve. “Ky ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Francën. Përveç javës simbolike të Kulturës, i gjithë viti ka qenë një vit francez. Edhe kryeministri dje, u kthye nga Athina pas një vizite të jashtëzakonshme dhe shumë entuziaste dhe ndoshta që do të mbahet mend në histori shumë gjatë me diasporën atje, ne gjithashtu sapo u kthyem nga Venecia, ku patëm binjakëzimin e Tiranës me Venecian, kryeqytetin e artit, bienales, dhe shumë aktiviteteve të tjera. Java e Kulturës Franceze do të ketë përqendrimin më të madh të aktiviteteve, por ne do të kemi edhe mbjelljen e disa nismave të reja, që do të jenë urë mes Shqipërisë dhe Francës në afatgjatë”, theksoi Veliaj.

Në mbrëmje te Piramida do të përurohet edhe Kubi Francez. “Sot pasdite hapim Kubin Francez dhe mezi pres vijimin e Javëve të tjera të Kulturës. Këtë javë hapim kinemanë “Maks Velo”, për t’i dhënë vëmendje jo vetëm qendrës së Tiranës, por edhe periferisë, ashtu siç ndodh me Marubin në Kinostudio, ashtu siç po ndodh tani me qendrën tonë dixhitale, te kinema Agimi. Jam gjithmonë besimtar i faktit se fjalët e sherret i merr era, kurse në finale njerëzit do të thonë: puna, puna, puna”, theksoi Veliaj.

Ambasadorja Catherine Suard i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj dhe Bashkisë së Tiranës për gatishëmrinë e treguar për të çuar përpara këto projekte. “Është artisti bashkëkohor më i shitur në botë dhe është hera e parë që veprat e tij ekspozohen në Tiranë. Mendimi im personal është se këto vepra nuk mund të kishin gjetur një “kuti” më të mirë stolish, kaq me ngjyra, kaq bashkëkohore popullore e të hapur, sa Piramida e Tiranës. Dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë dhe Bashkinë e Tiranës, që e mbështet kaq shumë këtë projekt, që besoi tek ne dhe kontribuoi kaq shumë në realizimin e kësaj ekspozite”, tha Suard.

WhatsApp Image 2024 05 13 at 16.11.00
WhatsApp Image 2024 05 13 at 16.10.59
WhatsApp Image 2024 05 13 at 16.08.10

Erion Veliaj Richard Orlinski
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.