Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Vajza ka bërë aksident, duhet të operohet urgjentisht”, si iu “zhvatën” të moshuarit 20 mijë euro

09:43 / May 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peripoliko 2 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një burrë 84-vjeçar në ishullin Tinos e pagoi shtrenjtë “mendjelehtësinë” e tij kur mori një telefonatë nga persona të cilët i thanë se vajza e tij ishte përfshirë në një aksident të rëndë dhe i kërkonin para për një operacion të dyshuar.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur mesditën e së hënës, 13 maj, kur 84-vjeçari ka marrë një telefonatë nga një i panjohur, i cili i ka thënë se vajza e tij është aksidentuar dhe se do t’i duhej një operacion i menjëhershëm, me vlerë 80.000 euro.

I moshuari u trondit nga ajo që po dëgjonte dhe i tha burrit se për momentin mund t’i japë vetëm 10 mijë euro. Autori pranoi dhe tha se do të dërgonte dikë në shtëpinë e 84-vjeçarit për të mbledhur paratë.

Kështu ndodhi. Një i ri me u shfaq jashtë shtëpisë së të moshuarit dhe mori paratë pa thënë asnjë fjalë.

Pas pak mashtruesit e kanë telefonuar sërish 84-vjeçarin dhe i kanë kërkuar edhe 10 mijë euro të tjera. Burri u bind sërish dhe futi në një çantë edhe 10 mijë euro të tjera.

Pas dorëzimit të dytë të parave, burri kontaktoi vajzën e tij dhe kuptoi se ishte një mashtrim. Ai i është drejtuar autoriteteve dhe ka ngritur padi kundër personave të panjohur.

Aksident tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.