Arsen Dani vrau me thikë nënën e tij 88-vjeçare, dhe ka bërë deklaratë befasuese para policisë. Për këtë ai rezulton të jetë me probleme të shëndetit mendor, me psikozë skizofrenike në kartelë.
Para hetuesve 62-vjeçari ka thënë ”kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”. Dani ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur ma masen e sigurisë në gjykatë, e cila do të zhvillohet pas 48 oreve.
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë.Arsen Dani u prangos pa bërë rezistencë si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën kishte kryer vrasjen. Dani kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk kishte qenë problematikë për fqinjët apo për komunitetin ku jetonte. Ceremonia mortore për të moshuaren është organizuar nga të afermit e saj dhe ajo do të prehet në varrezat e qyrtetit të Lezhës
