Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë – Kashar: Po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati në 30 qershor

15:33 / May 13, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar. Kanë mbetur më pak se ky muaj, që ky segment ndër më të rëndësishmit e Korridorit Blu, të jetë i aksesueshëm për qarkullimin e automjeteve. 30 qershori është dita kur parashikohet që segmenti të jetë i hapur për lëvizjen e automjeteve duke i paraprirë kështu nisjes së sezonit turistik.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.

Thumanë – Kashar ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe aktualisht punimet janë përqendruar në 5 kilometrat e fundit të kësaj vepre. “Mbi 15 kilometra pothuajse janë të përfunduara me të gjitha punimet, shtresat asfaltike, barrierat mbrojtëse. Jemi fokusuar tashmë në 5 kilometrat e fundit përfshirë dhe nyjën e dytë të Kasharit. Punimet janë nënkontroll, koncensionari do të arrijë të përfundojnë brenda qershorit të gjitha punimet dhe rruga të jetë e shfrytëzueshme për përdoruesit në kushte të plota sigurie”, u shpreh Gjyli.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha deri më tani janë realizuar afro 90% e punimeve, ndërsa po vijohet me ritme të larta, duke punuar me tre turne, për të bërë të mundur hapjen e aksit në afatin e parashikuar që është data 30 qershor.

“Një nga kantieret më të rëndësishme që kemi sot si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar është kantieri Thumanë-Kashar. Një kantier i cili gëlon dhe për më tepër një kantier i cili ka një afat që kryeministri na ka vendosur, një afat shumë sfidues, duhet ta dorëzojmë në 30 qershor të këtij viti. Duket që ka një ecuri shumë të mirë. Këtu punohet me tre turne, disa procese fillojnë në 7 dhe përfundojnë në 12 të natës siç është pjesa e konglometratit apo e tapetit, ndërkohë që mbushja dhe procese të tjera vazhdojnë gjatë gjithë kohës pa ndërprerje”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë duke u ndalur tek projekti i Korridorit Blu njoftoi ecurinë sa i takon segmenteve të tjera që janë pjesë e këtij aksi. “Korridori Blu ka disa segmente. Ky është segmenti i parë që ne dorëzojmë, Thumanë-Kashar, ndërkohë që jemi në fazë negocimi përsa i përket dy segmenteve të tjera Kashar-Lekaj dhe më pas Lekaj-Fier. Përgatitemi shumë shpejt për të hapur garën për Milot-Balldren. Unë e di që është një kërkesë e të gjithë drejtuesve të automjeteve të cilët vizitojnë shpesh kryeqytetin apo Durrësin dhe jetojnë në veri të vendit dhe sigurisht do të kenë një frymëmarrje të jashtëzakonshme”, theksoi Balluku duke shtuar se edhe loti nga Thumana deri në Milot është në fazë negocimi.

Thumanë – Kashar përmban disa vepra arti, 11 ura 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime, si dhe ndërtimin e dy nyjeve të mëdha me dalje në aeroportin e Rinasit dhe nyjën e Kasharit ku bëhet edhe lidhja me aksion rrugor Tiranë-Durrës.

Thumanë - Kashar tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkollë edhe gjatë verës: Pr.buxheti 2027 përfshin “Summer School”, bashkë me programin “Pas shkolle”

16:55 / November 14, 2026

QSUT vijon furnizimin me oksigjen të lëngshëm mjekësor

14:08 / November 14, 2026

75 apartamente të reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti

20:18 / November 13, 2026

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.