Më 15 qershor do të çelet sezoni turistik në Pogradec. Lajmin e jep kryetari Ilir Xhakolli në ”Vendi Im” me Edlira Prendin. Ai ka ndarë projektet që po bëhen në këtë qytet që tashmë është një pikë e vizituar nga turistët, si në verë, por edhe në dimër.
”Ka dy tre vite që ky qytet është bërë 4 stinor. Edhe gjatë dimrit në fundjavë të gjitha hoteleritë janë të bllokuara. Në këtë periudhë më shumë vijnë të huaj se vendas. Po bëhet një investim 15 mln euro nga pjesa e Tushemishtit drejt Drilonit. Driloni në fund të majit përfundon, ndërsa ajo e Tushemishtit mbaron pas sezonit sepse po bëhet dhe një unazë që pjesa e njerëzve që vijë nga dogana e Tushemishtit nuk do të kalojnë në Tushemisht se kthehet në pedonale, por po bëhet një unazë Ne po mundohemi atje që të krijojmë ambiente për rininë për të bërë sa më shumë muzikë live. Kemi në plan të bëjmë një kompleks sportiv ku të ketë një sipërfaqe kushtuar vetëm rinisë”,-tha Xhakolli.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga ana tjetër, kryetari ka folur edhe për investimet dhe për dy lagjet historike të Pogradecit. ”Investim që unë pres është ajo që dhe qytetarët e Pogradecit presin, janë dy lagjet historike. Ku është shtëpia e Mitrush Kutelit, Lasgush Poradecit dhe që i bëjnë nder gjithë Shqipërisë, ato do ti kthejnë në shtëpi muze, shkolla e dytë shqipe që është hapur një javë pas asaj të Korçës dhe atë do e kthejmë në shtëpi muze”.
Për më tepër, Xhekolli shprehet se ”Unë besoj që në qershor patjetër që ne do ti marrim fondet ose nga KFË ose nga qeveria shqiptare për zhvillimin e këtyre dy lagjeve dhe këto do na bëjnë të mundur për të krijuar një guidë turistike. Ajo çka është më e rëndësishmja që unë po mundohem dua të lidh me aksin e rrugës Qukës Qafë Pllocë, dua të lidh Mokrën e sipërme dhe atë të Poshtme dhe pjesën e Gorës, Janë tre rrugë që do të ndihmojnë ata banor që kanë zgjedhur të jetojnë atje por dhe turizmin se janë jo vetëm zona patriotike në kulturë por dhe në zona turistike shumë të mira”.
Kryetari bën me dije edhe se ka një vit që Plani Rregullues për qytetin është bërë. ”Kemi kërkesa nga investitorë të ndryshëm për të rritur numrin e shtretërve sepse zakonisht në fundjavë jo vetëm në verë që nuk ka shtretër. Plani rregullues nuk lejon më të bëhen ndërtime jashtë standardeve”.