Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri sllovak në luftë me jetën, reagojnë liderët botërorë: Jemi të shokuar, është akt prej frikacaku

19:21 / May 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 78
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri sllovak Robert Fico është në luftë me jetën, dhe atentati ndaj tij ka shokuar politikën sllovake dhe liderët botërorë. Presidentja e Sllovakisë përpos lajmit të hidhur që përjetoi i kërkoi shoqërisë dhe politikës sllovake që të mos arrijnë në përfundime dhe gjykime të shpejta. Për presidenten sllovake, jeta e kryeministrit Fico është më e rëndësishme.

“Jam e shokuar, jemi të gjithë të tronditur nga sulmi i tmerrshëm dhe dashakeq ndaj kryeministrit Robert Fico, ka ndodhur diçka e rëndë që nuk mund ta kuptojmë ende. Sulmi fizik ndaj kryeministrit është në radhë të parë sulm ndaj një personi, por kjo është gjithashtu një sulm ndaj demokracisë. Ju lutemi mos bëni gjykime të shpejta dhe mendoni për gjënë më të rëndësishme: që Robert Fico të shërohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Edi Rama 1 e1714891008857
    Fico në luftë me jetën, Rama i uron homologut sllovak shërim të shpejtë dhe rikthim të jashtëzakonshëm

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, dënoi agresionin, i cili gjithashtu tronditi Bashkimin Evropian dhe aleatët e vendeve anëtare të NATO-s në Evropën Qendrore. “Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë”, tha Von der Leyen.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh i tronditur në X, duke shtuar se: “Lajmi për atentatin frikacak ndaj kryeministrit sllovak Fico më trondit thellë. Dhuna nuk duhet të ketë vend në politikën evropiane”.

Kancelari konservator i Austrisë Karl Nehammer tha gjithashtu se ishte i tronditur, duke shtuar se: “Urrejtja dhe dhuna nuk duhet të lejohen të zënë vend në demokracitë tona dhe duhet të luftohen me vendosmërinë më të madhe!”.

Po ashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai ishte “i tronditur dhe i tmerruar” për ngjarjen e ndodhur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shprehu solidaritetin e tij dhe tha se dhuna nuk duhet të jetë normë në asnjë vend.

Robert Fico sllovakia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.