Një makinë është djegur gjatë natës në Cërrik, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
Sipas policisë së Elbasanit, mjeti ishte i parkuar pranë shtëpisë së pronarit I.K., dhe është djegur pjesërisht.
“Gjatë natës në lagjen nr 1, Cërrik, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit I.K., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
Si pasojë mjeti êshtë djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.