Turistët po e drejtojnë interesin e tyre gjithmonë e më shumë në vendet që janë më ekonomike dhe më pak të populluara, shkruan agjencia amerikane e udhëtimeve Skift.
Trendi i udhëtarëve në 2024 tregon për një rritje të trafikut të pasagjerëve në këto destinacione, dhe një prej të cilave ajo veçon është edhe Shqipëria.
Prej 2019-ës, rritja e trafikut ditor të flutrurimeve është rritur me 141%, ku sipas Skift, të dhënat tregojë se Shqipëria edhe këtë verë do të jetë destinacioni më i kërkuar edhe i Verës së këtij viti.
Për Shqipërinë një artikull ka kushtuar edhe e përditshmja britanike “CN Traveller” që ka përzgjedhur Tiranën dhe Beratin në mesin e 18 qyteteve ku mund të pushohet më lirë këtë vit.
Për të mësuar për të kaluarën magjepsëse siç e cilëson “CN Traveller” rekomandohet për t’u vizituar Muzeu Historik Kombëtar.
Ndërsa Berati krahasohet me Pulian e Italisë, me shtëpitë e bardha krejtësisht unike, ku bukuritë e qytetit të një mbi një dritareve mund të shijohen edhe nga kalaja.
Sipas të përditshmes britanike dhomat tradicionale në shtëpitë karakteristike ofrojnë gjithashtu edhe çmime tej mase të përballueshme.
