Sonte në “Repolitix”, publikohen të dhënat e sondazhit politik për muajin maj në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja.
Të pyetur në sondazhin e përmuajshëm në lidhje me takimin e Ramës në Athinë, 50% e qytetarëve e cilësojnë takimin si normal. Ndërkohë 19.9% e qytetarëve të pyetur e quajnë si provokim. Por 30.1% e tyre e mendojnë pak nga të dyja, pra edhe provokim edhe normal.
60.3% e qytetarëve mendojnë se opozita duhet të pranojë ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim për një Komision të Posaçëm mbi reformën anti-korrupsion për integrimin e vendit, ndërsa 39.7 mendojnë se s’duhet ta pranojë.
A duhet tu shtohet mandati me 9 vite të tjera prokurorëve të SPAK?
Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Kush është politikani më i pëlqyer në vend? Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot cila parti do të fitonte? Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte në Repolitix ora 21:00 me të dhënat e sondazhit politik për muajin maj.
Sondazhi u realizua me 1200 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë kontaktuar me SMS të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Ndërsa marzhi i gabimit +/- 3.1 %.