Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka komentuar në “Rubrikën Sportive” se vazhdon të besojë se skuadra mund të përmirësohet e të bëjë më shumë në arenën ndërkombëtare.
“I kam dhënë fjalën Demit për përmirësimin, por kemi një problem se kemi pak pikë në vazon e Champions. Ai na vendos në vazon e dobët e rivalët do i kemi gjithmonë më të fortë. Për të ecur para si ekip do të duhet që të mundim edhe ekipe më të forta.
Fjalët për mungesë rivaliteti e ekipe më të mira? Për çdo president është normale që të ketë të preferuar ekipin e tij. Por unë shoh rezultatin, diferencën e pikëve në kampionat, shoh vlerën e ekipit në “trasnfermarkt”, që është ekipi më i shtrenjtë i Superiores, me një moshë mesatare në vendin e dytë a të tretë. Kemi 2 lojtarë të grumbulluar me kombëtaren, të tjerë me ato të moshave. Besoj se jemi këtu me meritë të plotë.
Gega është një trajner që ne e zgjodhëm me kujdes, arsyeja pse Gega u zgjodh në krye ishte edhe disi nga e kaluar e tij si një ish-lojtar por edhe se i kërkuam të sillte në ekip rregullin e disiplinën, seriozitetin në punë. Ai e ka bërë me sukses ndaj festojmë titullin dhe themi që kemi krijuar një grup të shëndoshe lojtarësh që stërviten mirë e luajnë futboll.
Është e lehtë të ndërhysh tani në merkato, për të shtuar elemente. Nga janari kishim disa prurje, fatkeqësisht kishim 3 lojtarë që u dëmtuan menjëherë. Ishin një lloj fatkeqësie për ne, por ishte një bekim i fshehur. Funksionoi Duka i cili erdhi në gjendje jo të mirë, kishim kohën dhe luksin ta prisnim dh e keni parë që është lojtar me cilësi që na dha dorë dhe na ndihmoi. Ka gjithmonë vend për përmirësim.
Me Gegën diskutojmë shumë, nuk debatojmë, në mënyrë konstruktive kemi debatuar një apo dy herë, por kemi bërë shumë diskutime. Ajo që jemi munduar të të bëjmë është të mos biem pre e emocioneve të momentit. Në periudhë shumë të mirë tonën, në tetor e nëntor, një nga gjërat që i thashë ishet të përgatitemi për periudhën e vështirë. Kanë qenë tre ndeshjet e fundit të fazës së dytë që morëm tre barazime, na ndihmuan se programuam një stërvitje të mirë në janar, e zgjatëm dhe na ndihmoi në ecurinë tonë.
Ofertat? Nëse ka ofertë për Asanin do të marrim ën konsideratë, pro nuk ka asgjë konkrete deri tani, Për Belicën kam lexuar edhe unë, ai është në fundin e kontratës, Belica e di që e ka derën e hapur kurdo te në për rinovimin, Ai është një lojtar i cili ka qenë i jashtëzakonshëm për Partizanin në këtë sezon”, tha Rama.
