Enkelejda Danaj u vra brutalisht nga burri i saj, Eduart Denaj dhe ky i fundit është arrestuar për krimin e kryer në mes të rrugës në Menidi të Greqisë. Sipas informacioneve ai u arrestua në një objekt të braktisur afër stacionit të policisë në lagjen Filis, ku nuk bëri rezistencë.
40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të Menidit. Plot tre herë kishte denoncuar partnerin e saj për dhunë në familje. Sipas informacioneve nga burime të mirëinformuara, shkruan Protothema, viktima e sulmit kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe po bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka goditur dhe e ka kërcënuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Hera e fundit që gruaja ka kaluar pragun e komisariatit për ta denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa ka marrë një thirrje për në gjyq për të premten 17 maj 2024. Komandanti i njësisë së dhunës në familje e telefonoi dy ditë pas incidentit dhe ajo i tha se ishte mirë.