Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zgjedhjet në Universitete/ Sindikata: Të mos njihen proceset farsë me një kandidat të vetëm

20:34 / May 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universiteti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për drejtuesit e rinj në institucionet e arsimit të lartë, Sindikata e punonjësve të universiteteve bën thirrje për mosnjohjen e procesit kur konkurron për rektorë, dekan apo shef departamentesh vetëm një kandidat.

“Sindikata bën thirrje për një fushatë me disa kandidatë, inkurajon konkurrimin e hapur dhe dënon çdo tentativë për të bërë zgjedhjet në universitete një farsë. Sindikata kërkon që të bëhet një fushatë e ndershme me programe konkrete për zhvillimin akademik dhe larg lobingjeve të sëmura, klientelizmit apo ndërhyrjeve politike”, tha kryetari i SPUSH, Sandër Kovaçi.

Nga problematikat e të shkuarës, pedagogët kërkojnë ndryshimin e mënyrës së votimit.

“Sindikata nxit komisionet institucionale zgjedhore që votimin për rektorë ta zhvillojë në mënyrë të qendërzuar me një kuti të vetme pranë godinave qendrore të rektorateve dhe me një listë unike zgjedhore dhe jo të shpërndara nëpër Fakultete si deri më tani. Kjo sipas praktikave më të mira europiane për të garantuar një rektor që përfaqëson të gjithë trupën akademike dhe studentët”.

Teksa karriera akademike do të ndërpritet për disa për shkak të mbarimit të mandatit dhe detyrimit ligjor për të mos u rizgjedhur pas 8 viteve në krye të detyrës në institucionet e arsimit të lartë, ethet për të fituar pushtetin universitar kanë nisur. Emrat e kandidatëve pritet të publikohen më 21 maj, për të vijuar me fushatën deri në ditën e zgjedhjeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit më 21 qershor.

sindikata universitete Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.