Eni dhe Greta Koçi mbrëmjen e djeshme organizuan një festë me rastin e 58-vjetorit të lindjes së babait të tyre. Këngëtaret publikuan video të ndryshme gjatë festës, të cilën duket se e kanë shijuar shumë. Eni ka zbuluar se të atit i kishte bërë dhuratë një orë dhe se bashkë me Gretën i thërrisnin atij me përkëdheli Tifa.
Në festën e organizuar përveç njerëzve të afërt të familjes, nuk ka munguar as Genc Prelvukaj. Eni dhe Genci e bënë zyrtare lidhjen e tyre disa muaj më parë dhe tani shfaqen kudo me njëri-tjetrin.
Pak kohë më parë në një emision televiziv Prelvukaj tregoi se ruan raporte të shkëlqyera me prindërit e Enit.



