Fation Kuqari ka ndarë me ndjekësit një video të incident që i ka ndodhur kur ishte në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ai është rrëzuar në banjë duke lënduar fytyrën. Menjëherë në rrjet u aludua se Fationi mund të jetë zënë me Meriton Mjekiqin, e prandaj Kuqari mori vendimin drastik për të lënë përfundimisht garën.
Së fundmi ish-banori ka treguar se i kishte këmbët me ujë dhe ka rrëshqitur në banjë duke i rënë karriges dhe lënduar cepin e syrit.
“Kur unë kam rrëshqitur se i kisha këmbët me ujë dhe i kam rënë karriges me cep të syrit. Kështu që flini të qetë, se as nuk jam zënë me kënd aty dhe as nuk më ka goditur kush”,-shkruan Fationi në postimin e bërë në “Instastory”.
Kujtojmë se përplasja mes Fationit dhe Meritonit ka ndodhur kur ky i fundit ka debatuar ashpër me Rike Roçin, ku bëri dhe një gjest aspak të hijshëm. E kur Kuqari po i kërkonte llogari për veprimin e shëmtuar, moderatori e thirri atë ‘burracak’ dhe ‘hë bukurosh…’.
