Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisioni për sistemin TIMS, deputetja Metaliaj: Socialistët nuk duan hetime, apo dhe të merret në pyetje ministri

17:46 / May 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Metaliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Rithemelimit, Lindita Metaliaj, anëtare në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, thotë se socialistët s’duan hetime për ndërhyrjet në këtë sistem. Për të ndërhyrja në sistemin TIMS është një skandal i madh për një vend si Shqipëria, anëtar i NATO-s dhe aspirant për të qenë pjesë e BE-së.

Po ashtu deputetja nënvizon edhe se socialistët me qëllim po pengojnë hetimin për ndërhyrjet në TIMS, pasi nuk duan që për këtë çështje të merret në pyetje ministri Taulant Balla dhe dëshmitarët e tjerë.

”Ne kërkuam të dëshmojë Balla dhe të përgjigjet për pyetjet tona dhe nëse ne bëjmë pyetje, që mund ta prekin sekretin hetimor, aty të mos flitej në publik. Shkelja nis që nga emërimi i Muçës. Ai u emërua nga ministri Çuçi. Balla ka qenë ministër kur ka ndodhur ndërhyrja në sistemin TIMS. Rrumbullaku e ka emëruar Muçën, duke i dhënë edhe titull. Muça është emëruar pa pasur certifikatë sigurie, pa kritere.

Ndërhyrja në sistemin TIMS është rast skandaloz. Socialistët nuk duan të zbardhin çështjen e ndërhyrjes në sistemin TIMS sepse nuk donin të pyetej ministri dhe të tjerët. Jo çdo pyetje e jona duhet të gjykohet. Ne jemi të vendosur që hetimit t’i shkojmë deri në fund. Duhet të dimë se përse u ndërhy në sistemin TIMS, a donin t’i shërbenin bandave apo cili ishte qëllimi i tyre. Duhet të hetohet thellësisht, që skandale të tjera të tilla mos të ndodhin më”,-tha në ”News 24”.

Lindita Metaliaj TIMS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.