Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arben Golemi rrëfehet për “fondin e zi” të librave: Si ia tregoja dhëndrit të Enverit…

15:03 / May 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 05 18 at 2.45.44 PM 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore u instalua jo vetëm një model i ri politik dhe ekonomik, por, u kërkua të ndërtohej një identitet i ri duke cencuruar jo vetëm letërsinë, por dhe artet figurative. Atje do të përfshihej krijimtaria e artistëve vendas dhe të huaj të cilët ishin të papërshtatshëm për regjimin. Arkitekti dhe piktori i njohur Arben Golemi ka rrëfyer në “Mes dy Botëve”, përballë Helidon Halitit sfidat e atyre kohëve për t’u njohur me zhvillimet e artit në botë. Golemi, konsiderohet si një piktor euridit, njohës shumë i mirë i artit dhe tendencave artistike në botë, kjo falë edhe shfrytëzimit të hershëm në rininë e tij të”Fondit të Zi” i Mihal Anxharit, siç i thoshin të asaj kohe në Bibliotekën Shkencore, ku ndodheshin librat e ndaluar rreth artit modern.“Shumë pararendës të mi: Ali Oseku, Zamir Mati, flinin atje duke lexuar. Dhe unë kam fjetur te “Fondi i Zi” për të parë librat e artit modern, që atëherë ishte një dritare e padiskutueshme. Aty kam parë për herë të parë librin “Manifesti i Surrealizmit”. “Manifesti i futurizmit”. Ngaqë donin t’i digjnin, me shumë vonesë ja kaluan më pas Universitetit të Arteve”, tha Golemi. Ai tregon se nuk ka hezituar që veprat e “huaja” që gjente nuk hezitonte t’ia tregonte arkitektit Klement Kolaneci, pavarësisht se ishte dhëndri i ish-diktatorit Enver Hoxha. “Dy librat e parë që mora dhe sigurisht i ktheva, ishin një rreth Van Gogut dhe një të Gaugin. Ka qenë viti 1975, 1976 dhe 1977. Ja tregova arkitektit Klement Kolaneci, drejtori i Institutit të Projektimeve Nr.1. Klemi ishte një artdashës, një burrë i ditur, një arkitekt shumë i mirë, madje vizatonte dhe ai më tregoi dhe një katalog të artit modern që ai kishte marrë nga vizita e tij në Suedi”, tha Golemi. “Kurse tani mund të marrësh pa fund informacion për piktorët, përmes librave, internetit, apo mund të vizitosh të gjitha muzeumet e botës”, tha Golemi, i cili ka studiuar për arkitekturë pas zhvillimit të një konkursi të kohës, të cilin e fitoi edhe për shkak se vizatonte shumë mirë. Golemi njihet dhe si autor i transformimit të disa qyteteve në Shqipëri përmes projektit të “Rilindjes Urbane”. “Pata fatin të merrem me dy-tre sheshet e Rilindjes Urbane. U transformua sheshi i Ersekës. Ishte shumë interesant dhe rilindja urbane e sheshit dhe në Belsh. Unë kur kam qenë herën e parë jam tmerruar. Sheshi i Belshit transformoi qytetin” Lidhur me transformimin e Piramidës, Golemi shprehet se ajo vepër është shumë avangarde. “Muzeu siç është bërë nuk më vjen aspak keq. Nuk duhet të jemi dogmatik. Dogmatizmi është gjëja më e keqe dhe në art dhe në arkitekturë. Mënyrat e të bërit janë të ndryshme, është bërë jo mirë, por shumë mirë. Për të qenë kritik është kollaj fare. Ajo është shumë përpara seç jemi ne. Ne nuk po e mbushim dot. Nuk i kemi kapacitetet për ta mbushur, për të punuar aty brenda, jemi akoma larg asaj. Të them një gjë, nëse qeveria do të ngrinte tani një muze të artit modern të jesh i sigurt nuk do e mbushnim sot. Niveli ekonomik, konceptet janë shumë gjëra”, deklaroi Golemi.

Arben Golemi kolaneci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.