Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli në Los Angeles në vitin 2016. Fine shkroi në Instagram një “letër” drejtuar grave dhe fëmijëve.
“Burrat që rrahin gratë nuk janë burra. Burrat i mbrojnë këta njerëz nuk janë burra”, u shpreh Fine, duke shtuar se dhuna ndaj grave nuk mund të jetë e pashmangshme. Ai inkurajoi njerëzit që të komunikojnë me të afërmit, sepse “vajzat, motrat, nënat dhe gratë tona duhet të ndihen të mbrojtura dhe se i duam”.
Ai gjithashtu u rikujtoi grave që kanë përjetuar dhunën se historitë e tyre janë të vërteta dhe se njerëzit i besojnë. “Ju nuk jeni vetëm dhe gratë dhe burrat që interesohen për mirëqenien dhe sigurinë tuaj, duan që ju të keni sukses. Për të gjitha gratë dhe fëmijët, më vjen keq që jetoni në një botë ku nuk jeni të mbrojtur dhe nuk ndiheni të barabartë”.
Alex Fine u shpreh se do t’i rrisë vajzat në një botë ku ndihen të sigurta dhe të dashura. “Për të gjithë abuzuesit, keni mbaruar! Nuk jeni më të sigurt, nuk jeni më të mbrojtur. Burrat krah jush janë po aq të dobët dhe të mjerë me veten sa vdekja do të cilësohej si mirësi (për ju)”.
