Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit në Dhërmi. Dy punonjësit e dëmtuar nisen për në Tiranë. Ata ranë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 17:25. “Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar.
Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar po transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë”.
