Një vajzë e re ka marrë vëmendjen e mediave të huaja së fundmi për shkak të deklaratës së saj. Abigail Collins nga Skocia refuzon të dalë me meshkuj pasi kafrikë se ata do mendojne se ajo po imashtron.
19-vjeçarja shpenzon 2 orë në ditë për të bërë grimin që të mbulojë puçrat.
“E kam të vështirë të krijoj një lidhje sepse jam e vetëdijshme për gjendjen e lëkurës time dhe prandaj i refuzoj meshkujt. Nuk dua që meshkujt të mendojnë se po i mashtroj duke e mbuluar fytyrën me grim”, është shprehur Abigail.

“Duke u rritur e kisha të vështirë ta pranoja pamjen time. Mendoja që duhet të bëja grim çdo ditë dhe ndonjëherë bëhesha vonë për shkollë pasi dy orë më merrte mbulimi i pucrrave me grim. Në shkollë ndihesha sikur askush nuk donte të ishte shoqe me mua për shkak të pamjes time. Ndihesha e shëmtuar dhe shoqëria shpesh më vinte në dukje pucrrat, gjë që më ka humbur besimin në vete”, ka treguar 19-vjeçarja.







