Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Akuzohet se mori ryshfet prej 10 mijë eurosh, arrestohet anëtari i Gjykatës Supreme në Maqedoninë e Veriut

21:26 / May 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maqedoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar gjykatësin Suprem, Nake Georgiev mbi dyshimet për mit marrje. Në rrethana jo zyrtare mësohet se ai dyshohet për marrje ryshfeti prej 10.000 eurove.

Prokuroria Publike nuk jep informacion. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjykatësi do të përgjigjet për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”

“Sot është privuar nga liria gjykatësi i Supremes nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”.

Gjykatësi është arrestuar në vendngjarje duke kryer veprën penale”, thonë nga policia.

Sipas burimeve jo zyrtare, Georgiev ka përdorur ndikimin e tij dhe ka premtuar masa lehtësuese ndaj ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev.

Nuk dihet nëse ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit, por për shkak të imunitetit, kërkesa për masa kujdesi ndaj tij duhet të adresohet në Këshillin Gjyqësor i cili duhet të vendos në mbledhje urgjenten brenda 24 orëve.

Përveç heqjes së imunitetit, këshilli duhet të jep pëlqim edhe për paraburgimin, që nënkupton dy kërkesa të cilat duhet proceduar urgjentisht derisa adresohen në këshill.

Referuar dispozitave ligjore, Gjykatësi i arrestuar ka të drejtën që të mos e vë në funksion imunitetin dhe kështu varësisht kërkesës së organit të akuzës, ai të përfundon më masa kujdesi si paraburgim apo edhe masa më të lehta.

Burime të Alsat bëjnë të ditur se në Gjykatën Supreme nuk ka pasur kontroll nga policia, por nuk përjashtohet mundësia e kontrollit me qëllim mbledhjen e dëshmive të cilat vërtetojnë veprën e mundshme penale.

Nake Georgiev vitin e kaluar u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor, por për shkak se edhe i biri i tij u zgjodh gjykatës penal, Georgiev dha dorëheqjen.

Georgiev si gjykatës Suprem u zgjodh në vitin 2020, ndërsa mbulon çështjet civile.

gjykate supreme Maqedoni Ryshfet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.