Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkim Fino bën bashkë socialistët, shpallet “Qytetar Nderi” i Kuçovës (Foto)

22:04 / May 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BASHKIM FINO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në qytetin e Kuçovës u zhvillua aktiviteti për ti akorduar ish-kryeministrit Bashkim Fino, titullin e lartë “Qytetar Nderi” (pas vdekjes).

Zyrtarëve të Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak Kuçovë ju bashkuan socialistë të shumë, si dhe qytetarë të Kuçovës, për të nderuar ish-kryeministrin Fino.

Ndër pjesëmarrësit ishin drejtuesi politik i PS-së të Qarkut Berat, Bledi Cuci, Kryetarët e Bashkive të qarkut të Beratit, Namik Dokle, Musa Ulqini, Arben Malaj, Arta Dade, Spartak Braho, e shumë politikanë të tjerë të majtë.

Të pranishëm ishin dhe familjarë e miq të ish-kryeministrit dhe njeriut që bëri bashkë politikën shqiptare në ditët më të vështira të saj.

Në emër të familjes, vajza e Bashkim Fino, Megi Fino mes falenderimeve dhe mirënjohjes për titullin e akorduar babait të saj theksoi se megjithëse Bashkim Fino ishte rritur në kalldrëmet e Gjirokastrës, Kuçovën e mbante gjithmonë në zemër si shtëpinë e tij të dytë, si vendin ku punoi me pasion dhe përgjegjësi për tre mandate dhe si vendi që i dha mandatin e deputetit për herë të parë për të vazhduar më pas si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për 6 legjislatura.

Kabineti i drejtuar prej tij gjatë periudhës 9 Mars 1997-29 qershor 1997 mori emrin Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Kjo qeveri u krijua falë vullnetit politik të partive kryesore të vendit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. Në datat 6 dhe 9 Mars 1997, në kulmin e trazirave në vend, forcat politike nënshkruan marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re, me pjesëmarrje të gjerë politike. Kryetar i saj u zgjodh socialisti Bashkim Fino.

Ish-kryeministri dhe një nga deputetët më të spikatur në radhët e Partisë Socialiste, ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, më 29 Mars 2021. Prej më shumë se 1 muaji, Bashkim Fino ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht ai nuk e fitoi dot betejën për jetën. Për kontributin e tij të madh në shërbim të vendit, Bashkia e Kuçovës i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi”, pas vdekjes.

3e69e75f 8806 4c9a bf84 69366331bebe
f547bb39 e2b3 4a1b be42 ebad3dde5ab9
72f56a26 f072 4954 978d 02515d880b8f
3a989fb3 67a0 48d5 8fff 6dc36820722f
3e6dff98 1bde 44b2 8621 6c198850f858

Bashkim Fino Qytetar Nderi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.