I dashuri i efektives 21 vjeçare, Aldorjana Loshi, që u vetëvra pasditen e së premtes në banesën e saj në Tiranë, po mbahet në polici për veprën penale pengimi i zbardhjes së të vërtetës. Gazetari Ervin Leka raporton se, sipas policisë, i dashuri ka fshirë disa mesazhe që komunikonte me të ndjerën.
I dashuri i efektives u shoqërua mbrëmjen e së premtes në polici, pasi sipas burimeve, kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”. Efektivja punonte prej më shumë se një viti pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamëz.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.