Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama flet të dielën para emigrantëve në Itali

12:37 / May 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë nisur përgatitjet për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë. Ai do të zhvillohet në pallatin e lojrave me dorë “Palayamamay” në Milano.

Inxhinieri Esat Balla një prej 700 mijë shqiptarëve që jeton në vendin fqinj dhe drejtues i shoqatës “Diaspora 91-19” vlerëson se takimi i posaçëm i Edi Ramës me diasporën vjen në një çast të rëndësishëm të sfidave me të cilat ata përballen. Dhe ato janë:

“Sfidat me të cilat përballen jane zbatueshmëria e zbatimit të strategjisë kombëtare të diasporës  2021-2025, përmirësimi i shërbimeve dhe mbështetjes, integrimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar dhe kulturor, pjesëmarrjë na zhvillimin ekonomik, përfaqësimi politik, mbështetja për sipërmarrjne, fuqizimi i diasporës dhe përdorimi i remitancave për zhvillimin e Shqipërisë”, thotë Esat Balla, drejtues i shoqatës “Diaspora 91-19”.

Mundësimi i votimit të diasporës nga aty ku jeton është kërkesa e papërmbushur nga politika dhe për këtë arsye edhe shqiptarët e Italisë kërkojnë që ajo në parlamentaret e 2025-ës të jetë një premtim i mbajtur.

“Përfaqësimi i diasporës duhet të jetë në raport të drejtë me atë kontribut që ajo jep në PBB”, shprehet Balla.

Për Esat Ballën që Italia është atdheu i dytë, ardhja e kryeministrit vetëm për diasporën është mirëpritur nga shqiptarët e Italisë. Ai thotë se pjesëmarrja do të jetë e lartë, por ai vetë ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë në “Palayamamay” në Milano të dielën.

“Nëse do të kishim mundësi të flisnim do të shkoja patjetër, nëse do të flasë vetëm Edi Rama preferoj ta ndjek nga televizori, sesa të shkojë atje”, thotë ai.

Italia është ndalesa e dytë e kryeministrit Edi Rama me diasporën pasi asaj të Greqisë.

Edi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh Grupin Parlamentar: “Tre plagë ushqejnë njëra-tjetrën”, nga shteti labirint te mungesa e meritokracisë

10:28 / September 3, 2026

Rama prezanton “Pasqyra Albania”: Qytetari do të kontrollojë qeverinë përmes dokumenteve dhe të dhënave

10:26 / September 3, 2026

Zjarret në vend/ 27 vatra në 24 orët e fundit, 3 mbeten aktive në Dibër. Situatë problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë

10:21 / September 3, 2026

Dy shpërthime me eksploziv në Durrës brenda pak minutash, shënjestër një lokal dhe një garazh

09:26 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.