Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot turin e takimeve me diasporën, në Milano, ku do të takojë bashkatdhetarë të cilët jetojnë, punojnë e studiojnë në vendin fqinj.
Takimi do të zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos, në orën 11:00.
Lexo edhe :
Related Posts
Në lidhje me eventin, Rama ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se po niset nga Rinasi për atë që e konsideroi si “vallja e dytë kuqezi në Europë”.
“MIRËMËNGJES
dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkroi Rama.