Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Socialistët votojnë rezolutën kundër “korrupsionit”, demokratët e Berishës refuzojnë

08:10 / May 27, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamenti kaos 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e somte parlamenti do të votojë rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, në emër të mazhorancës Bledi Çuçi ka shpjeguar se Partia Socialiste e ka vendosur prioritet luftën kundër korrupsionit për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por argumentet e socialistëve nuk kanë bindur kryetaren e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku, e vetmja demokrate në mbledhje e cila ka abstenuar.

“Kur duan të luftojnë korrupsionin, pse kalon një javë më parë një ligj klientelist”, tha Tabaku.

Burime pranë demokratëve të drejtuar nga Sali Berisha sqarojnë se ata do të votojnë kundër rezolutës për thellimin e reformave për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit, pasi detyra e opozitës nuk është të japë këshilla për mirëqeverisjen për një mazhorancë që ata besojnë se e ka qeverisur keq vendin.

Sipas opozitës, korrupsioni po shkatërron Shqipërinë dhe  nuk luftohet me rezoluta  e komisione të përbashkëta.

Berisha Edi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh Grupin Parlamentar: “Tre plagë ushqejnë njëra-tjetrën”, nga shteti labirint te mungesa e meritokracisë

10:28 / September 3, 2026

Rama prezanton “Pasqyra Albania”: Qytetari do të kontrollojë qeverinë përmes dokumenteve dhe të dhënave

10:26 / September 3, 2026

Zjarret në vend/ 27 vatra në 24 orët e fundit, 3 mbeten aktive në Dibër. Situatë problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë

10:21 / September 3, 2026

Dy shpërthime me eksploziv në Durrës brenda pak minutash, shënjestër një lokal dhe një garazh

09:26 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.