Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Non grata” për Berishën zbulon operacionin sekret të Britanisë për krimin dhe politikën shqiptare

12:33 / May 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BERISHA KRIMI 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat britanike kanë publikuar ditën e hënë një artikull sipas të cilin një operacion sekret për ndalimin e bosëve kriminelë shqiptarë që veprojnë në Britani i koduar “ Crime State Nexus” ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar .

Projekti i nisur nga zyrtarë në Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme ka si synim për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e korruptuar në Ballkan të lidhur me krimin e organizuar.

Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë, në lidhje me një betejë ligjore mbi vendim për të ndaluar hyrjen në Britani të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bandat shqiptare u përshkruan në dokumentet ligjore si një ‘kërcënim akut’ për Britaninë pasi janë  ‘shumë të përhapura në krimin e organizuar nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregtinë e kokainës, kontrabandës së njerëzve dhe prostitucionit”.

Gazetat citojnë gjithashtu se të dhënat tregojnë se shqiptarët janë kombësia më e madhe e huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Britania e Madhe i ndaloi hyrjen në vend të ish-presidentit shqiptar Sali Berisha në korrik të vitit 2022, vendim të cilin ai e apeloi në Komisionin Special të Apelit të Emigracionit në Londër. Komisioni do të shprehet për këtë çështje muajin e ardhshëm.

Dokumentet në lidhje me ankesën pretendojnë se lidhjet midis politikës dhe krimit në Shqipëri krijojnë një mjedis lejues në të cilin kriminelët dhe bandat e krimit të organizuar mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar.

Gazetat britanike thonë gjithashtu se mbrojtja politike u jep bandave më shumë mundësi për të pastruar paratë dhe do të thotë që Shqipëria mund të përdoret si një strehë e sigurt nga e cila mund të operojnë.

Projekti Crime State Nexus përpiqet të marrë masa kundër personave të ekspozuar politikisht në Shqipëri, që mund të përfshijë ndalimin e tyre nga Britania. Prandaj, qëllimi themelor është prishja e lidhjeve ndërmjet politikës, biznesit dhe aktivitetit të paligjshëm.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy shpërthime me eksploziv në Durrës brenda pak minutash, shënjestër një lokal dhe një garazh

09:26 / September 3, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një të vrarë

09:22 / September 3, 2026

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.