Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Surrogacia, gjinekologu: E nxituar. PE e votoi kundër, e quan trafikim njerëzor

10:24 / May 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Astrit Bimbashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjinekologu Astrit Bimbashi e ka konsideruar projektligjin e ri për surrogacinë si të nxituar në një kohë kur sipas tij edhe Parlamenti Evropian e ka votuar kundër.

Duke folur në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Bimbashi theksoi se përveçse është dënuar nga Parlamenti Evropian, Italia e konsideron si krim ndërkombëtar.

Ai vuri në dukje se një italiane nuk mund të vijë në Shqipëri dhe të marrë fëmijë nga një nënë surrogate apo të bëhet vetë e tillë.

“Mua më vjen keq për një fakt, projektligji doli dhe kjo histori plasi se edhe njerëzit janë të ndjeshëm.

Surrogacia s’ka qenë e ndaluar që në vitin 2002 kur është bërë ligji, është amenduar në vitin 2009 dhe pastaj ka dalë projektligji i ri. Nëse projektligji është i papërgatitur si duhet, është bërë me nxitim dhe pa u bazuar në shumë probleme apo në shumë grupe të interesit dhe doli për fat të keq kur Parlamenti Evropian e votoi njëzëri kundër dhe e quajti trafikim njerëzor të dënueshëm.

Pas kësaj historie, Italia e ka quajtur krim ndërkombëtar. Një Italiane nuk mund të vijë në Shqipëri dhe të marrë një fëmijë nga një nënë surrogate sepse dënohet pavarësisht se ku e bën një gjë të tillë, si surrogate vetë apo edhe duke përdorur një grua tjetër për të marrë një fëmijë”, u shpreh gjinekologu Bimbashi.

Ai shtoi se Shqipëria duhet të fokusohet më shumë në aspektin e shëndetit riprodhues aq më tepër kur lindshmëria vitet e fundit ka rënë ndjeshëm.

“E gjithë kjo historia e surrogacisë dhe abortit lë mënjanë atë që ne duhet të diskutonim për shëndetin riprodhues. Të harxhojmë po këto para që ofrohen duke i ofruar gruas një shërbim më të mirë sepse do të kemi fëmijnë më të shëndetshëm dhe fëmijë më të mirë dhe aq më tepër për një vend si ky i yni ku lindshmëria ka rënë vitet e fundit për 100 arsye të tjera”, shpjegoi Bimbashi.

Astrit Bimbashi gjinekologu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

11:53 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.