Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Bashkë për të shporrur këtë kryeministër të papërgjegjshëm”, Braimllari: Shqiptarët asnjë kompromis për të ardhmen e tyre

16:48 / May 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
braimllari2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e opozitës, e cila pritet të fillojë pas pak orësh.

Në një deklaratë për mediat Braimllari, duke e etiketuar kryeministrin si “sharlatan”, tah se ai duhet të largohet një orë e më parë dhe se për këtë nuk ka asnjë kompromis.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë

Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit.

Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se varfëria, braktisja e vendit, mijëra të rinj janë rrugëve pa punë, mijëra familje nuk ngopin dot barkun me bukë dhe kjo ka një shkak dhe një emër, ky është Edi Rama.

Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën.

Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet ti themi ndal!

Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis.

Populli e ka marrë vendimin e tij.

Ndaj sot, të gjithë bashkë, në orën 18.30 në protestën para Kryeministrisë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama drejt Brukselit, zbardhet agjenda

12:23 / July 14, 2026

Rama në paradën ushtarake në Paris, valëvitet flamuri shqiptar në Champs-Élysées

10:59 / July 14, 2026

Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/Rama në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare

09:47 / July 14, 2026

Marta Kos: “Super e Marta” për zgjerimin e BE-së, Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave

09:36 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.