Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Anglezi arrestohet në mes të Elbasanit, 29-vjeçari me stemë policie në makinë

11:38 / May 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1702287683xpolicia elbasab 700 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga një 42-vjeçar, shtetas britanik, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin britanik A. A., 42 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 29-vjeçar nga Tirana, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet një stemë policie.

Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. B., 52 vjeç, pasi u kap duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit, në lokalin e tij. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

B. B., 27 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në fshatin Shushicë, motoçikleta që ky shtetas drejtonte, pa leje drejtimi, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar 27-vjeçari. Gjithashtu, shtetasi B. B. dyshohet se ka larguar motoçikletën nga vendi i aksidentit;   

D. M., 32 vjeç, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti që ky shtetas drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. O., 35 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

-E. Z., 41 vjeçe, pasi mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, automjeti që kjo shtetase drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. D., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

-Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Elbasanit.

“Aqif Pasha” tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.