Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vata për listën europiane: Sylvinho shtroi rrugën për të ardhmen, i mbylli derën Uzunit dhe Bares

17:29 / May 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 158
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata komenton listën e Shqipërisë për Euro 2024, e cila u publikua një ditë më parë nga trajneri Sylvinho. Vata shpreh çudinë se si kanë mbetur jashtë Cikalleshi dhe Uzuni, ndërsa vlerëson vendimin e sulmuesit për t’u tërhequr në këtë periudhë. Për Vatën, koha e Uzunit dhe e Bares është mbyllur në Kombëtare me Sylvinhon trajner.

“Lista është interesante, ka çdo gjë brenda, por edhe shumë enigma dhe shumë paqartësi. Në të njëjtën kohë është interesante, ky është futbolli, gjithmonë ka surpriza dhe pakënaqësi, luftë për ekzistencë. 3 futbollistë të ekipit kombëtar pretendojnë se kanë bërë maksimumin për të qenë pjesë, por sot nuk janë. Koha do ta vërtetojë nëse Sylvinho ka pasur të drejtë me vendimmarrjen e tij.

Cikalleshi ka qenë lideri i ekipit kombëtar në majën e sulmit, shembulli i shpirtit të sakrificës. Ai ka qenë në 100% gjithmonë. Energjia e tij do t’i mungojë grupit. Edhe Uzuni është një djalë me shpirt luftarak që jep maksimumin. Ai ka merituar çdo minutë në kombëtare dhe me meritë ka mbërrit në La Liga dhe me të drejtën e Zotit kërkonte të ishte në listë. Në fund të fundit është një lider që merr vendimet më të rëndësishme dhe ai është Sylvinho me stafin e tij”,-tha Vata.

Nga ana tjetër, ai komentoi edhe surprizat e listës, ata që janë grumbulluar. “Sylvinho dhe stafi i kanë analizuar detajet dhe futbollistët. Ata kanë marrë vendime jo vetëm për kohën tani, por edhe që do t’i shërbejnë të ardhmes. Me Sylvinhon trajner, koha e Uzunit dhe e Bares ka mbaruar. E vetmja shpresë për ta është që Sylvinho të largohet pas Euro 2024. Unë e shoh që këta dy futbollistë nuk janë të pëlqyer edhe pse nuk e di arsyen”, tha Vata.

euro 2024 Rudi Vata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.