Një adoleshent ka mbërritur i plagosur në spitalin e Sarandës. Siç bëhet e ditur, në urgjencë është paraqitur me dy plagë thike 16 vjecari P. Lapa.
I mituri ka një plagë në gjoks dhe një dorë dhe po merr ndihmën e parë në spitalin e Sarandës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në lagjen nr. 2.
Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.