Ky është momenti kur 49-vjeçari Sokol Bushkolaj, militanti i Rithemelimit apo i Partisë së Lirisë, hodhi molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranë në protestën e djeshme.
Me një bluzë të bardhe dhe flamurin shqiptar, 49-vjeçari mban një maskë kirurgjikale në fytyrë dhe një kapele në kokë, ndërsa hedh molotovë, të paktën 2 prej tyre dallohen në këtë video të siguruar nga Report Tv.
Një prej molotovëve ra pranë qytetarëve dhe gazetarëve, duke u rrezikuar jetën.
