Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Borxhet nga Strasburgu, “pallati i Bashës” merr 2.7 mln euro shtesë. Avokati i Shtetit: Viti 2024 mund të sjellë të tjera kosto

17:00 / May 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokatura e Shtetit prezantoi raportin në Komisionin e Ligjeve, duke njoftuar deputetët se tashmë Shqipëria konsiderohet nga Këshilli i Evropës si ndër vendet që zbaton më së miri vendimet e Gjykatës Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë vitit 2024, shteti shqiptar trashëgoi një borxh prej 21.7 milionë eurosh nga gjyqet e humbura në Strasburg, ku vendimi që konsiderohet si më i rëndi për financat publike, është gjyqi i familjarëve të Lulzim Bashës dhe banorëve të tjerë të pallatit të shembur në Vlorë në vitin 2013, pak muaj pasi socialistët erdhën në pushtet.

Sipas medias ”A2cnn”, ajo çfarë bie në sy është se shifra totale e detyrimeve ende të pashlyera, është rritur me 20% për shkak të kamatëvonesës për moszbatimin e vendimit.

“Për sa i përket masave individuale, qeveria shqiptare ka dhënë informacion mbi masat e marra nga Ministria e Financave për ekzekutimin e vendimit, duke shpjeguar vështirësitë objektive të autoriteteve shqiptare për të siguruar pagesën e plotë të shpërblimit të drejtë për shkak të implikimeve të rënda për buxhetin e shtetit pasi shuma është tepër e lartë, 13,447,300 euro + 2.7 milionë euro kamat vonesë”.

Viti 2024 mund të sjellë të tjera kosto për arkën e shtetit shqiptar, pasi Avokati i shtetit njoftoi Kuvendin se Gjykata e Strasburgut ka vendosur të kalojë për shqyrtim të gjitha çështjet e mbartura ndër vite.

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.