Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ahmeti: Do mbrojmë votën e 8 majit/ BDI akuzon koalicionin VLEN: Bashkë me VMRO-DPMNE shkelën marrëveshjen e Ohrit

21:07 / May 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ali ahmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fronti Evropian me në krye partinë Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmërojnë veprime në mbrojtje të votës së 8 majit në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i BDI, Ali Ahmeti tha se koalicioni tij mori 6 deputetë më tepër se Vlen që do të qeverisë me VMRO.

“Fronti Evropian mori 19 deputetë, ndërsa opozita 13 deputetë. Fronti Evropian doli ngadhënjyes në 20 komuna ku jetojnë dhe votojnë shqiptarët dhe komunitetet tjera, ndërsa opozita në 8. Fronti Evropian doli forca e dytë në shtet, që ndodh për herë të parë në historinë e vendit. Këto rezultate u cenuan dhe vazhdojnë të cenohen nëpërmjet një inxhinieringu zgjedhor në sytë e gjithë opinionit, vendor, rajonal dhe ndërkombëtar”, tha Ahmeti.

Deputetët e frontit ikën nga salla një ditë më herët kur do të zgjidhej kryetar i parlamentit Afrim Gashi nga koalicioni VLEN, pasi siç deklaroi Ahmeti “ndihej i fyer të qëndronte në një seancë të tillë. Ai ka akuzuar VLEN-in se me hyrjen e saj në partneritet qeverisës me VMRO-DPMNE shkel Marrëveshjen e Ohrit.

“Përkundër të gjitha argumenteve dhe numrave e rezultateve, edhe me deputetë, edhe me numra absolut votash, edhe me fitore në dy të tretat e komunave, humbësit e zgjedhjeve, pa legjitimitetin e sovranit, u nënshtruan tërësisht duke injoruar vullnetin e popullit, Marrëveshjen e Ohrit, legjitimitetin dhe pa pasur aspak respekt për ata që sollën të gjitha këto ndryshime cilësore në vendin tonë. Në këtë kontekst, qytetarët na pyesin, ç’kuptim ka demokracia në vendin tonë nëse komuniteti shumicë përcakton se kush i përfaqëson shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe komunitetet tjera”, u shpreh Ahmeti.

Qeveria e re që pritet të formohet në qershor i përket një partie për të cilën Ahmeti thotë se ka udhëhequr politikat antishqiptare në Shkup.

ali ahmeti koalicioni VLEN
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.