Ka dështuar përfundimisht përpjekja e Partisë Demokratike të Kosovës që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakoshme.
Kreu i PDK-së Meli Krasniqi tha se mundësia e dërgimit të vendit në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit është ezauruar.
Duke kritikuar dy partitë tjera opozitare për mosgatishmëri, Krasniqi ka theksuar se PDK-ja ka qenë dhe është gjithmonë e gatshme për cilindo variant që mundëson zgjedhje të parakohshme dhe largimin e kësaj qeverie.
Lidhja demokratike e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i thanë përfundimisht jo kërkesës së Partisë Demokratiek për shpërndarje të Kuvendit.
