Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Do të ndryshojë sistemi i gradave në polici

08:54 / May 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shpresë se pa u mbyllur sesioni parlamentar i këtij viti, Shqipëria do të ketë një ligj të ri që zhvesh ministrin dhe politikën nga ndërhyrjet me emërime. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Balla ka deklaruar se do të ndryshojë sistemi i gradave në Policinë e Shtetit për të dhënë mundësi për një karrierë të bazuar në rezultate dhe performancë.

Spartak Koka: Dritan Metaj, të cilin e përmendët, shefin e Komisariatit të arrestuar ishte emëruar para se të merrnit ju detyrën në Mars të vitit 2023 si shef i Komisariatit të Kurbinit. Unë kam informacion se juve, një informacion i pakonfirmuar, ju ka ardhur që për emërimin e këtij personi, para se të merrnit ju detyrën, si shef i Komisariatit Kurbin, ishte paguar një vlerë prej 150-200 mijë Euro. Pas arrestimit të këtij personi, a keni mësuar se kujt i janë paguar këtë lekë për emërimin e Dritan Metajt si shef i Komisariatit të Kurbinit, i cili në deklarimin pasi u arrestua, një punë shumë e mirë e Policisë së Shtetit dhe SPAK, tha që “Gëzim Çelën e kam shok dhe normalisht do i shërbej”?

Taulant Balla: Unë mendoj që një prej problemeve 30 vjeçare të Policisë së Shtetit janë ndërhyrjet në emërim dhe prandaj brenda pak javëve me shpresë pa u mbyllur ky sesion parlamentar, më në fund Shqipëria do të ketë një ligj të Policisë së Shtetit që zhvesh ministrin dhe politikën nga ndërhyrjet me emërime. I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që të bëjmë një skaner të emërimeve. Ne do të kemi emërime që të bazohen në meritokraci dhe të një këshilli emërimesh dhe një komisoni që vlerëson karrierat dhe është i padepërtueshëm nga të gjitha ndërhyrjet. Informacionet që ju thoni, duhet t’i verifikojë SPAK dhe AMP. Unë mbështes çdolloj hetimi. Kam besim se ky ligj i ri për të cilin kemi punuar intensivisht nga Shtatori i vitit të kaluar. Konsultën e fundit e kemi bërë me kolegët spanjollë, policia e tyre vlerësohet nga më të mirat. Shqipëria kaq deri më tani një sistem gradash.

Spartak Koka:A do të ndryshojë sistemi i gradave?

Taulant Balla: Po do të ndryshojë për të dhënë mundësi një karrierë qoftë më të shpejtë, por edhe të bazuar në rezultate dhe performancë.

grada Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.